Tervell Beck, MVP i javës

Basketboll

Tervell Beck, MVP i javës

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:05
Tervell Beck

Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës.

Më i miri i kësaj sfide ishte ish-basketbollisti i Pejës, Tervell Beck. Ai ndaj skuadrës prishtinase kishte 30 pikë, 12 kërcime, pesë asistime, pesë topa të vjedhur dhe një bllokadë. Beck kishte indeksin 43 apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur edhe MVP.

Ndeshje shumë të mirë kishte edhe Jordan Johnson me 31 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren, ku sërish qendra Rashid Mahalbashiq udhëhoqi bardhekaltrit. Ai e mbylli ndeshjen me 11 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.

Vëllaznimi fitoi ndaj Golden Eagle Yllit, ku te kuqezinjtë më i dalluari ishte Arian Azemi me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Trepça triumfoi në derbin ndaj Pejës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 17 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

MVP

Tervell Beck (Proton Cable Prizreni) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 43 indeksi

Top 5

Tervell Beck (Proton Cable Prizreni) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 43 indeksi

Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 31 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi

Rashid Mahalbashiq (Sigal Prishtina) 11 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi

Arian Azemi (Vëllaznimi) 24 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 17 indeksi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat