Etna Rexhepi dëshmon talentin e saj edhe në Kroaci!

Basketboll

Etna Rexhepi dëshmon talentin e saj edhe në Kroaci!

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:31
Etna Rexhepi

Etna Rexhepi, basketbollistja e talentuar nga Kosova, po kalon një eksperiencë të jashtëzakonshme me ekipin FSV Rijeka W në Kroaci.

Përkundër sfidave të para, ajo ka arritur të ambientohet dhe të zhvillohet si lojtare, duke treguar përkushtim dhe punë të palodhur.

Etna ka një mesazh motivues për të gjitha basketbollistet e reja.

“Gjithçka është e mundur nëse punoni me përkushtim! Loja këtu është më e shpejtë dhe me më shumë shikueshmëri, ndaj mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja”, ka thënë Rexhepi.

Karriera e saj vazhdon të jetë një inspirim për të gjitha vajzat që synojnë të arrijnë majat në basketbollin ndërkombëtar!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat