Skuadra kampione e Boston fitoi sot 112-105 ndaj Cleveland, ekipit që kryeson renditjen e NBA-së. Një provë force për Celtics, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 22 pikë dhe White me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Boston, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Garland për Cavaliers.
Lakers fituan 122-97 derbin e Los Anxhelos ndaj Clippers, fitore që erdhi pa Davis (i larguar) e pa Doncic (nuk luajti). Ishte LeBron James ai që dominoi në fushë, autor i 26 pikëve, mbështetur nga Hachimura e Reaves me nga 20 pikë secili. Ky është suksesi i tretë radhazi për Lakers, që mbajnë vendin e pestë në Perëndim.
Fitore në sekondat e fundit për Philadelphia, që mundi 118-116 Dallas, ndeshje ku u dallua Maxey me 33 pikë. Skuadra e Chicago Bulls, falë 48 pikëve të dyshes Gidee-Buzelis, mundi 133-124 Miami. Nuk zhgënjen New York, që mundi 121-115 Toronto, sfidë ku u dalluan Brunson me 28 pikë e Towns me 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Dallas, 118-116
Brooklyn – Houston, 99-97
Cleveland – Boston, 105-112
Toronto – New York, 115-121
Chicago – Miami, 133-124
Clippers – Lakers, 97-122
Portland – Indiana, 112-89