Golden State sigurojnë Butlerin

Basketboll

Golden State sigurojnë Butlerin

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Pas afrimit të Luka Doncic, skuadra e Lakers vijon të bëjë një merkato të fuqishme riparimi, me objektivin e qartë: Të synojë titullin kampion në NBA. Aktualisht skuadra renditet e pesta në Perëndim.

Sipas mediave amerikane, ekipi kalifornian ka siguruar edhe Mark Williams nga Charlotte në këmbim të Dalton Knecht dhe Cam Reddish si dhe një zgjedhje në draft të vitit 2031.

Lajmi më i bujshëm i merkatos sot është transferimi i Jimmy Butler te skuadra e Golden State, një transferim që përfshin edhe ekipe të tjera. Te skuadra e Miami përfundojnë në këmbim Wiggins dhe Anderson si dhe një zgjedhje e parë në draftin e kësaj vere.

Ekipi i Utah Jazz do të marrë nga skuadra e ëarriors basketbollistin Schroder, ndërsa PJ Tucker do të shkojë te Miami. E përfshirë në transferimin e Butler (kontratë 2-vjeçare me Warriors) edhe Detroit, që merr dy lojtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat