Olympiacos komandon renditjen e Euroleagues

Basketboll

Olympiacos komandon renditjen e Euroleagues

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:17
Pamje nga ndeshja

Me 18 fitore të arritura në 25 ndeshje të luajtura deri më tani në sezonin e rregullt, ekipi i Olympiacos është ai që kryeson renditjen aktuale të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra greke fitoi 90-73 ndaj Paris Basketboll.

Në vendin e dytë nddhet skuadra turke e Fenerbahce, që dorëzoi kreun pasi u mund në sekondat e fundit 91-90 nga Panathinaikos.

Image

Tabela

Ky i fundit ndodhet në vendin e tretë bashkë me Monaco, Crvena Zvezda e Bayern Munich me nga 16 fitore secili.

Në takimet e këtij raundi fituan edhe Barcelona (100-71 ndaj Maccabi) e Zalgiris Kaunas (7-53 ndaj Berlin). Zhgënjen sërish Real Madrid, që u mund 79-73 në shtëpinë e turqve të Anadolu Efes, duke dalë nga zona play off.

Euroleague-Raundi i 25-të

Anadolu Efes – Real Madrid, 79-73

Zalgiris Kaunas – Alba Berlin, 73-53

Crvena Zvezda – Villeurbanne, 73-66

Panathinaikos – Fenerbahce, 91-90

Bayern Munich – Armani Milano, 87-70

Monaco – Baskonia Gasteiz, 92-85

Virtus Bologna – Partizan Beograd, 71-81

Paris Basketball – Olympiacos, 73-90

Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 100-71

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat