Kupa e Shqipërisë në basketboll ka krijuar mjaft polemika, fillimisht për vendin e organizimit të tij, ndryshimin e tij për shkak të problemeve teknike në Elbasan, gjykimin e deri në braktisje të ndeshjes çerekfinale.
Sigurisht që braktisja e ndeshjes mbetet ngjarja më e shëmtuar dhe kjo ndodhi në çerekfinalen Elbasani-Teuta, lënë në mes nga durrsakët në shifrat 46-42 për rivalët e tyre. Ka kohë që mes klubit Teuta dhe FSHB-së ka përplasje për gjykimin, që përfunduan në këtë masë ekstreme.
Tashmë pritet vendimi që do të marrë Federata, por Elbasani mund të konsiderohet i kualifikuar për më tej, ashtu sikurse edhe ekipet e Besëlidhjes, Vllaznisë e Kamza Basket. Kampionët nga Lezha mundën 101-82 Partizanin, ndërsa Vllaznia mundi 71-45 Tiranën e në fund kamzalinjtë fiktuan 90-69 ndaj fierakëve.
Çerekfinale-Meshkuj
Vllaznia – Tirana, 71-45
Teuta – Elbasani, e ndërprerë*
Besëlidhja – Partizani, 101-82
Apolonia – Kamza Basket, 69-90
Gjysmëfinale-Meshkuj (8 shkurt)
Besëlidhja-Kamza Basket (19:00)
Vllaznia – Elbasani (?)
Eliminatore-Femra
Flamurtari – Elbasani, 88-51
Vllaznia – Tirana, 76-80
Partizani – Studenti, 86-69
Gjysmëfinale-Femra (7 shkurt)
Tirana – Teuta (16:00)
Flamurtari – Partizani (18:00)