NBA me rekord të ri

Basketboll

NBA me rekord të ri

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 15:31
 LeBron Xhejms

Skuadra e Los Anxheles Lejkersit mposhti Golden Stejtin me rezultat 120-112, ndërsa  LeBron Xhejms  vendosi një rekord të ri në NBA.

Xhejms shënoi 42 pikë, 17 kërcime dhe 8 asiste, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e NBA, që ka shënuar 40, ose më shumë pikë në një ndeshje.

Basketbollisti i Lejkersit e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 38 ditë, duke thyer rekordin e mbajtur nga legjenda e këtij sporti, Majkëll Xhordan. Ky i fundit shënoi 43 pikë kundër Nju Xhersit më 21 shkurt 2003, kur ishte 40 vjeç e 4 ditë.

Kujtojmë se Majkëll Xhordan mban vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa i pesti është Karl Malloun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat