Finalja e ProCredit Kupës do të vë përballë Bashkimin dhe Trepçën.
Këto dy skuadra kanë treguar formë të lartë në ProCredit Superligën e Kosovës, duke pasur pikë të barabarta, 34, nga 14 fitore e gjashtë humbje.
Statistikat po ashtu tregojnë shifra afërsisht të njëjta nga 20 ndeshjet e zhvilluara në elitë.
Finalja e 12 shkurtit në Prishtinë, pritet të jetë mjaft interesante dhe me atmosferë të zjarrtë.