Cleveland vijon të dominojë në Lindje e Oklahoma në Perëndim

Basketboll

Cleveland vijon të dominojë në Lindje e Oklahoma në Perëndim

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 11:25
Pamje nga ndeshja

Cleverland fitoi 134-124 në fushën e Washington dhe mbron vendin e parë të renditjes në Konferencën e Lindjes. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Donovan Mitchell me 33 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, në vendin e parë ndodhet Oklahoma, që sot mposhti 121-109 Toronto. Jalen Williams me 27 pikë e Alexander Shai me 25 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit.

Vijon sezoni me hope i Milwaukee, që sot u mund 115-110 nga Atlanta. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 42 pikë. Humbet edhe Miami, 102-86 në fushën e Brooklyn, ndeshje ku u dallua Cameron Johnson me 17 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – San Antonio, 117-116

Washington – Cleveland, 124-134

Atlanta – Milwaukee, 115-110

Brooklyn – Miami, 102-86

Detroit – Philadelphia, 125-112

Oklahoma – Toronto, 121-109

Phoenix – Utah Jazz, 135-127

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat