Janë luajtur takimet e raundit të 26-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra greke e Olympiacos forcon pozitat në krye të renditjes pas fitores 90-88 në fushën e Barcelona.
Në vendin e dytë qëndron Fenerbahce, që mundi 78-67 Real Madrid, duke bërë që spanjollët të kalojnë një ditë të keqe. Humbjet dobësojnë pozitat e tyre, madje ekipi “los blancos” ka dalë nga zona play off.
Fiton skuadra kampione e Panathinaikos, që mundi 104-89 Anadolu Efes, duke u pozicionuar në vendin e tretë.
Euroleague-Raundi i 26-të
Fenerbahce – Real Madrid, 78-67
Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 87-89
Alba Berlin – Crvena –Zvezda, 71-77
Panathinaikos – Anadolu Efes, 104-89
Bayern Munich – Villeurbanne, 76-67
Monaco – Partizan Beograd, 69-86
Virtus Bologna – Paris Basketball, 77-83
Barcelona – Olympiacos, 88-90
Baskonia Gasteiz – Maccabi Tel Aviv, 89-82