Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Në mjediset e akademisë Goga në Durrës u luajtën sot pasdite ndeshjet gjysmëfinale, që përcaktuan edhe skuadrat finaliste, duke i dhënë jetë një derbi të bukur të kryeqytetit.
Partizani fitoi 68-65 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje të hapur dhe me rivalitet deri në fund. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për vlonjatet në pjesën e parë, që udhëhiqnin 37-30. Por, në 20 minutat e dyta, erdhi përmbysja e ekipit kryeqytetas, ku u dalluan Hagans e Mgbeibe.
Më e lehtë fitorja e Tiranës ndaj Teutës me rezultatin 78-60.
Durrsaket rivalizuan vetëm në periodën e parë, pasi më tej në fushë komandoi Tirana. Vajzat bardheblu u shkëputën gradualisht në pjesën e dytë, ku u dallua Ndongbëo, e cila realizoi 24 pikë e 23 rebound.