Tirana mund Partizanin në derbi

Basketboll

Tirana mund Partizanin në derbi

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Tirana është shpallur sot pasdite fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për vitin 2025.

Në finalen e luajtur në mjediset e Akademisë Goga në Durrës, skuadra bardheblu mundi 79-61 Partizanin.

Një derbi kryeqytetas që dhuroi rivalitet vetëm në 10-minutëshin e parë, mbyllur në barazim 10-10, periodë ku skuadrat bënë shumë gabime.

Më pas, në fushë komandon Tirana, që shkëputet mbi 20 pikë (36-22 mbyllet pjesa e parë).

Në periodën e tretë, bardheblutë mjaftohen me kontrollin e avantazhit edhe pse Partizani për një moment ngushton shifrat deri në 11 pikë. Gjithsesi, Tirana nuk toleron dhe udhëheq thellë 59-40.

Asgjë nuk ndryshon në cerekun e fundit, ku Tirana është më e saktë dhe fiton 79-61. Shënuesja më e mirë për bardhblutë ishte Enisa Qosja me 25 pikë (MVP e finales), vendimtare me kundërsulmet e saj, mbështetur nga Emani me 20 pikë.

Gjysmëfinale-Femra,

Tirana – Teuta, 78-60

Partizani – Flamurtari, 68-65

Finale-Femra

Tirana – Partizani, 79-61

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat