Çairi iu kthehet fitoreve, Shkupi humbi në Kavadar

Basketboll

Çairi iu kthehet fitoreve, Shkupi humbi në Kavadar

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:55
Pamje nga ndeshja

Basketbollistet e Çairit shfrytëzuan rastin për të ndërprerë serinë e tyre prej tri humbjesh radhazi në kampionatin vendas, pasi festuan bindshë ndaj Vardarit. Mysafirët fituan 81:107 dhe kështu arritën triumfin e nëntë në kampionat maqedonas.

Kelly shënoi 26, ndërsa Reja 18 pikë dhe ishin lojtarët më efikas të ekipit fitues.

Për skuadrën e Vardarit u dalluan Nastovski me 19, Danov me 11 dhe Mlladenovski me 10 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Shkupi pësoi humbje nga Tikveshi me rezultat 106-92 në kuadrin e xhiros së 17-të të kampionatit vendor të basketbollit.

Mysafirët ishin më të mirë në fazën e parë të ndeshjes, duke fituar çerekun e parë, por Tikveshi u rikthye në të dytën dhe në të tretën duke shënuar 33:14 dhe duket se këtu e kanë zgjidhur çështjen e fituesit.

Lojtarët më efikas në ndeshje ishin Sila për mysafirët me 38 pikë dhe Gligorijevic për Tikvesh me 28 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat