Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja

Basketboll

Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:59
Marques Townes

KB Peja ka njoftuar se Marques Townes është basketbollisti më i ri i skuadrës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.

Townes do të jetë pjesë e Pejës për pjesën tjetër të sezonit.

"Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja.

Domenikano Amerikani, Marcques Townes, i bashkohet zyrtarisht KB Pejës për pjesën e mbetur dhe vendimtare të edicionit 2024/25.

29 vjeçari mbulon pozitat PG/SG dhe deri tani ka pasur një rrugëtim shumë të pasur në karrierë. Townes u rrit në Amerikë ku për 4 vite luajti në NCAA, duke krijuar pastaj karrierë në Europë, në disa nga top ligat si Spanjë, Gjermani, Francë e liga tjera me renome.

Sezonin e kaluar Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi e këtë edicion u paraqit me skuadrën e Anorthosis. Eksperienca e tij, do jetë ndihmë e madhe për KB Pejën në sprintin final të këtij edicioni", njofton KB Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat