Trepça dhe Bashkimi do të ndeshen në finalen e ProCredit Kupës së Kosovës!
Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë nga ora 19:00.
Mitrovicasit kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, duke përfshirë edhe tri herët e fundit, ku trofeu shkoi në Mitrovicë.
Ndërkohë, Bashkimi ka fituar vetëm një herë këtë trofe të rëndësishëm, më 2001.
Prizrenasit duan trofeun e dytë pas më shumë se dy dekadave.