Trepça ndahet me Larry Thomasin

Basketboll

Trepça ndahet me Larry Thomasin

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 15:13
Larry Thomas

Larry Thomas nuk është më basketbollist i Trepçës.

Klubi mitrovicas ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan.

Mitrovicasit u treguan të mirë kuptueshëm me lojtarin e tyre, i cili ka arritur marrëveshje me një klub izraelit, ku edhe do ta vazhdojë karrierën.

Kampionët e Kosovës e kanë falënderuar basketbollistin e deritashëm për kontributin dhe i kanë uruar atij suksese në vazhdim të karrierës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat