Kryesuesit e Cleveland fituan 128-107 ndaj Minnesota, në një ndeshje pa shumë histori.
Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për miqtë nuk mjaftuan për të fituar. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry mundi 125-111 Milwaukee jashtë fushe. Pa probleme fiton edhe Denver, që mundi thellë 146-117 Portland, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me 40 pikë.
Debutim me fitore i Luka Doncic te Lakers, që mundi 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.
Perëndim kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi 137-101 New Orleans (Alexander Shai 31 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Minnesota, 128-107
Orlando – Atlanta, 106-112
Washington – San Antonio, 121-131
Brooklyn – Charlotte, 97-89
Miami – Boston, 85-103
Milwaukee – Golden State, 111-125
Oklahoma – New Orleans, 137-101
Dallas – Sacramento, 128-129
Denver – Portland, 146-117
Lakers – Utah Jazz, 132-113