Liga Unike e basketbollit për meshkuj do të zhvillojë sot në orën 18:00 dy ndeshje të vlefshme për javën e tretë të në Grupin B.
Do të kemi dy përballje mes skuadrave të Shqipërisë ndaj atyre të Kosovës. Sigal Prishtina do të matë forcat me Tiranën në derbin e kryeqyteteve. Prishtinasit janë me pikë të plota në krye të grupit, ndërsa Tirana regjistron një fitore dhe dy humbje.
Ndeshja tjetër e ditës do të jetë ndërmjet Vllaznisë dhe Golden Eagle Yllit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, skuadra që numërojnë nga një fitore dhe dy humbje secila.
Në Grupin A, Besëlidhja do të udhëtojë drejt Gjakovës për t’u ndeshur nesër në orën 18:00 me Vllëzanimin vendës, takim që vendos përballë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë të grupit.
Përveç dominimit absolut në Shqipëri, lezhjanët po shkëlqejnë edhe në arenën mbarëkombëtare, teksa janë me një këmbë në “Final 4”, pasi kanë fituar tri ndeshjet e para. Ndërkohë Vëllaznimi numëron dy fitore dhe një humbje.