Shiten të gjitha biletat në Prizren për finalen e Kupës së Kosovës

Basketboll

Shiten të gjitha biletat në Prizren për finalen e Kupës së Kosovës

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 19:43
Pamje nga një ndeshje

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, janë shitur të gjitha biletat në Prizren, të parapara për klubin e Bashkimit.

Për ndeshjen finale, FBK ka ndarë nga 750 bileta për KB Trepça dhe KB Bashkimi, finalistë të ProCredit Kupës së Kosovës.

Gjithashtu në Prizren janë shitur edhe biletat VIP, 72, të parapara për klubin prizrenas.

Po ashtu edhe në Mitrovicë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen finale të ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll.

Finalja Trepça-Bashkimi, zhvillohet të mërkurën, nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat