Bashkimi po vazhdon me formë të mirë në Ligën Unike Femrat.
Prizrenaset fituan si mysafire ndaj Partizanit të Tiranës 59:84 (15:24, 18:33, 12:9, 14:18), në javën e shtatë të kësaj gare.
Dallimi kryesore u bë në pjesën e parë. Mysafiret fituan çerekun e parë 15:24, derisa edhe më të mira ishin në periudhën e dytë, 18:33, për të shkuar në pushim me rezultat 33:57.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e baraspeshuar, për të përfunduar sfida me rezultat 59:84.
Te vendaset, Sarah Mgbeike kishte 11 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafiret u dalluan Caterrion Thompson me 27 pikë e nëntë kërcime, Arbnore Përquku me 12 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime dhe Adrienne Godbold me 15 pikë e 15 kërcime.
Partizani ka katër fitore e tri humbje, ndërsa Bashkimi tetë fitore e një humbje.