Trepça fiton Kupën e Kosovës 

Basketboll

Trepça fiton Kupën e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 21:04
Trepça

Trepça e Mitrovicës është fituese e Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 85:79 (24:22, 18:19, 21:19, 22:19) ndaj Bashkimit të Prizrenit, në ndeshjen finale që u zhvillua në Prishtinë.

20 minutat e parë sollën një rivalitet të madh mes Trepçës dhe Bashkimit.

Trepça shkoi në pushim me një pikë dallim (42:41).

Çereku i parë i takoi mitrovicasve me rezultat 24:22, por i dyti ishte në anën e Bashkimit por vetëm për një pikë (18:19).

Në 20 minutat e fundit mitrovicasit treguan paraqitje më të mirë dhe fituan me meritë.

Trofeun e dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

MVP i finales u shpall Mikaile Tmusiq, çmim që u nda nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat