Liga Unike në basketboll ka vijuar sot me takimet e radhës. Te meshkujt, Besëlidhja u mund në “Asllan Rusi” 89-83 nga kosovarët e Vllazënimi.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, me kosovarët që u shkëputën në fund dhe i shkaktuan lezhjanëve humbjen e parë në këtë turne.
Grazhdani me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Te femrat, skuadra e Tiranës fitoi 76-53 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje pa shumë histori dhe në përgjithë të kontrolluar nga basketbollistët bardheblu.
Diferenca u rrit nga perioda në periodë, ku u dallua Ikete me 18 pikë si dhe Bojka e Lara me nga 16 pikë secila.
Liga Unike-Meshkuj, Grupi A
Vllazënimi – Besëlidhja, 83-89
Teuta – Bashkimi, e shtyrë
Renditja: Besëlidhja 7 pikë, Vllazënimi 7 pikë, Bashkimi 4 pikë, Teuta 3 pikë
Liga Unike-Meshkuj, Grupi B (java e 4-t)
Sigal Prishtina – Tirana, 69-77
Vllaznia – Golden Eagle Ylli, 67-83
Renditja: Sigal Prishtina 7 pikë, Golden Eagle Ylli 6 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 5 pikë.
Liga-Unike-Femra (java e 7-të)
Partizani – Bashkimi, 59-84
Tirana – Flamurtari, 76-53
Peja – Junior Moni Bau, e shtyrë
Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 11 pikë, Peja 10 pikë, Flamurtari 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.