Cleveland e mbyll në krye këtë pjesë të sezonit në NBA, që do të ndërpritet për shkak të “All Star Game”, pas fitores 131-108 në fushën e Toronto. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën më të fortë.
Në Perëndim, në krye të renditjes ndodhet Oklahoma, që sot mundi 115-101 Miami, ndeshje ku u dallua Alexander Shai me 32 pikë. Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që mundi 116-103 San Antonio, sfidë ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 61 pikë.
Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 131-119 nga Utah Jazz (Markkanen 32 pikë), ndërsa Clippers, falë 25 pikëve të Leonard, mundën 128-114 Memphis.
Skuadra e dallas fitoi 111-107 ndaj Golden State, ndeshje ku Irving realizoi 42 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – San Antonio, 116-103
Orlando – Charlotte, 102-86
Washington – Indiana, 130-134
Brooklyn – Philadelphia, 100-96
New York – Atlanta, 149-148
Toronto – Cleveland, 108-131
Chicago – Detroit, 110-128
Minnesota – Milwaukee, 101-103
New Orleans – Sacramento, 111-119
Oklahoma – Miami, 115-101
Houston – Phoenix, 119-111
Denver – Portland, 132-121
Utah Jazz – Lakers, 131-119
Dallas – Golden State, 111-107
Clippers – Memphis, 128-114