Tirana ka fituar përballjen ndaj Flamurtarit me rezultat 76:53 (24:17, 17:16, 13:13, 22:7).
Sfida u zhvillua në kuadër të javës së shtatë të Liga Unike Femrat.
Dallimi më i madh dhe vendimtar në dhjetë minutat e fundit. Tiranaset e filluan sfidën më mirë, duke fituar çerekun e parë 24:17, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, 17:16.
Lojë tërësisht e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, 13:13, derisa në dhjetëminutëshin e fundit, vendaset u treguan shumë të mira, duke dominuar 22:7, për të triumfuar 76:53.
Më e mira te Tirana ishte Liliane Ikete me 18 pikë e 11 kërcime, kurse te Flamurtari u dallua Crystal Thomas me 17 pikë e gjashtë kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje.