Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Besëlidhjes

Basketboll

Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Besëlidhjes

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 23:40
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi ia shkaktoi humbjen e parë Besëlidhjes në Ligën Unike.

Kuqezinjtë fituan në Tiranë me rezultat 89:83 (18:20, 23:24, 25:22, 23:17), në javën e tretë.

Sa i përket ndeshjes, ajo ishte kryesisht e baraspeshuar, duke u vendosu në dhjetë minutat e fundit.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar 18:20, derisa e ngjashme ishte edhe në periudhën e dytë, 23:24, për të shkuar në pushim me rezultat 41:44.

Skuadra nga Gjakova ishte më e mirë në pjesën e dytë, ku periudhën e tretë e fitoi 25:22, derisa në dhjetëminutëshin e fundit u treguan më vendimtarë dhe vëmendshëm për të fituar 89:83.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Don Polloshka me 20 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, kurse te Besëlidhja u dallua Vinsent Grazhdani me 20 pikë e 11 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe një humbje në Grupin A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat