Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, u mund sot 116-101 në fushën e Minnesota.
Naz Reid me 27 pikë e 14 rebound ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry mundi 105-98 Houston.
Skuadra e Clippers korr fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur sot 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.
Në një ndeshje spektakolare, ekipi i New Orleans mposhti 140-133 Sacramento. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit. Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 118-113 Miami, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
New Orleans – Sacramento, 140-133
Houston – Golden State, 98-105
Minnesota – Oklahoma, 116-101
Dallas – Miami, 118-113
Utah Jazz – Clippers, 116-120