Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar vëzhguesin Azem Hoxha, i cili është pensionuar.
Me mirënjohje është nderuar për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës, si ish-gjyqtar e vëzhgues.
Mirënjohjen e ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
"FBK i uron shumë suksese.
Po ashtu për gjykim korrekt janë nderuar me mirënjohje edhe tre gjyqtarët e finales së ProCredit Kupës, Artan Gashi, Xhelal Mumini dhe Elldin Uglari.
Po ashtu edhe vëzhguesi Azem Hoxha, për të cilin finalja Trepça-Bashkimi ishte mjaft e veçantë për të.
Mirënjohjet i ndau Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së", shkruan në faqen e FBK-së.