Kombëtarja nis përgatitjet për para-eliminatoret e Botërorit 2027

Basketboll

Kombëtarja nis përgatitjet për para-eliminatoret e Botërorit 2027

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 12:09
Lista

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj është pushim këtë fundjavë, për ti lënë vendin ekipit kombëtar. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj do të luajnë në fazën para-eliminatore të Botërorit 2027.

Shqipëria ndodhet në Grupin C, bashkë me Austrinë dhe Armeninë.

Kombëtarja kuqezi i ka humbur dy sfidat e para (63-99 ndaj Austrisë dhe 79-84 ndaj Armenisë) dhe aktualisht ndodhet e fundit në grup.

Më 20 shkurt, në mjediset e “Akademisë Goga” në Durrës, Shqipëria do të përballet me Armeninë (ora 19:30), një ndeshje që konsiderohet e rëndësishme, pasi kuqezinjtë synojnë fitoren në këtë sfidë.

Për këtë ndeshje, trajneri Karaj ka grumbulluar 12 basketbollistë, me të cilët synon të arrijë fitoren e parë. Shqipëria ka disa ditë që ka nisur grumbullimin për tu përgatitur sa më mirë për këtë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat