Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive për dy ndeshjet e muajit shkurt.
Dardanët më 20 shkurt do të ndeshen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt përballen me Zvicrën.
Kombëtarja jonë është duke u stërvitur intensivisht për këto dy sfida tejet të rëndësishme për skuadrën tonë.
Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, tashmë skuadrës i është bashkuar edhe basketbollisti Drilon Hajrizi.
“Drilon Hajrizi i është bashkuar skuadrës të hënën në mbrëmje. Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe pozitive para dy ndeshjeve vendimtare”, thuhet në njoftimin e FBK-së.