Kosova- Azerbajxhani, nis shitja e biletave

Basketboll

Kosova- Azerbajxhani, nis shitja e biletave

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të enjten mbrëma do të ndeshet me Azerbajxhanin, ndeshje kjo që do të luhet në  kuadër të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Federata e Basketbollit e Kosovës, njofton se të mërkurën ka nisur shitja e biletave për duelin me Azerbajxhanin.

“Biletat do të shiten te New Born nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Biletat sipas FBK-së të enjten do të shiten edhe në Mitrovica në Fan Shopi i KB Trepçës.

Ndeshja Kosovë-Azerbajxhan luhet në Prishtinë dhe fillon në orën 19:30.

Dardanët kërkojnë përkrahjen nga tifozët për të fituar dy ndeshjet dhe për të vazhduar rrugën e kualifikimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat