Dardan Berisha kërkon përkrahjen në ndeshjet vendimtare

Basketboll

Dardan Berisha kërkon përkrahjen në ndeshjet vendimtare

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:18
Dardan Berisha

Kosova do të ketë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.

Dardanët në Prishtinë më 20 shkurt do të përballen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka kërkuar përkrahjen nga tifozët.

Become the leader of an entire planet.planetcapture.io

”Përgatitjet po shkojnë shumë mire, kena ushtru dy here në ditë, po besoj  që jena gati për dy sfidat që janë me rëndësi dhe të vështira njëkohësisht për neve, por shpresoj që ‘’Dardanët’’ edhe krejt tifozët tanë me e mush sallën edhe me na përkrahë maksimalisht, na vyejnë përkrahja e tyre, motivin e kana 100%, dihet për çka po luajmë dhe kënd po e reprezentojmë, kështu që po I ftojë edhe të ejten edhe të dielen krejt tifozët me u mush salla dhe s’bashku me arrit rezultate pozitive.’’, ka deklaruar Berisha.

Kosova-Azerbajxhani zhvillohet më 20 shkurt në ora 19:30, derisa Kosova-Zvicra zhvillohet më 23 shkurt në ora 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat