Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Basketboll

Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:37
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).

Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.

Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.

Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.

Liga Unike-Femra (java e 8-të)

Flamurtari – Partizani, 61-48

Bashkimi – Peja 03, 76-65

Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt

Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat