Po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosova-Azerbajxhani, e vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror të basketbollit në vitin 2027. Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje për të triumfuar dhe vazhduar rrugën e kualifikimit.
Le të ushtojë salla për Dardanët dhe le të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në Prishtinë.
Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tuaj.
Biletat shiten te Neë Born në Prishtinë nga ora 12:00 dhe në Mitrovicë te Fan Clubi i KB Trepçës nga ora 11:00. Biletat kushtojnë 4 Euro.
Ndeshja Kosova-Azerbajxhani zhvillohet sonte nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.