​Publikohet lista, ja 12-shja e Kosovës kundër Azerbajxhanit

Basketboll

​Publikohet lista, ja 12-shja e Kosovës kundër Azerbajxhanit

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Sonte Kosova do të përballet me Azerbajxhanin, në një sfidë shumë të rëndësishme për Dardanët. Stërvitjet filluan të dielën mbrëma për të vazhduar nga dita e hënë me dy herë në ditë.

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet pas stërvitjes së të mërkurës mbrëma ka zgjedhur 12shen për ndeshjen me Azerbajxhanin. Nga 14 lojtarë sa ishin të grumbulluar Jon Ismajli dhe Meriton Ismaili nuk do të jenë përballë Azerbajxhanit.

Sfida Kosovë-Azerbajxhan zhvillohet sonte nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

12shja e Kosovës

1. Divine Myles (Twarde Pierniki Toruń)

3. Valon Bunjaku (Bashkimi)

4. Musab Mala (Bora)

5. Dardan Kapiti (Trepça)

5. Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli)

7. Mikaile Tmusiq (Trepça)

10. Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli)

11. Dardan Berisha (Peja)

12. Drilon Hajrizi (Trepça)

14. Rron Ukaj (Peja)

23. Muhamedali Janjeva (Sigal Prishtina)

24. Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat