Fitore e rëndësishme e Kosovës

Basketboll

Fitore e rëndësishme e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 21:23
Drilon Hajrizi në veprim

Kosova mezi e mundi me rezultat 81:79 Azerbajxhanin, në ndeshjen e xhiros së pestë të parakualifikueseve në Kupën e Botës në basketboll. 

Zvicra kryeson me 10 pikë në Grupin A, Kosova renditet në të dytin me 7 pikë, pasojnë Irlanda 7 dhe Azerbajxhani me 6 sosh.

Fitore e rëndësishme e Kosovës!

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishin rreth 1.000 shikues.

Çereku i parë me rivalitet 

Çereku i parë ishte në favor të udhëtuesve (20:21) por në minutat vijues djemoshat tanë mobilizohen duke kaluar më epërsi e shkuan në pushim me 2 pikë (43:41). 

Kosova kaloi në epërsi me 9 pikë (57:48) por që kjo u shkri deri në fund të çereku të tretë.

Në minutën e 30-të, Kosova ishte në epërsi me një pikë (60:59).Çereku i katërt ishte më emocione. 

Në minutën e 34-të rezultati 71:64 në favor të Kosovën.

Në minutën e 37-të ngushtohet në një pikë (75:74).

Kosova fitoi me dy pikë dallim (81:79).

Basketbollisti Mikaele Tmushiq është më efikasi të Kosova, me gjithsej 21 pikë. Te udhëtuesit u dalluan Donta Hall me 21 pikë e Orhan Haciyeva me 19 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat