Pos me Trepçën, Adis Beqiragiq po ka suksese të mëdha edhe me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës në basketboll.
Të premten mbrëma Bosnjë-Hercegovina e siguroi kualifikimin në “Eurobasket 2025”. Ky është vlerësuar sukses shumë i madh për përfaqësuesen boshnjake.
Bosnja të premten fitoi bindshëm, 108:62 ndaj Qipros.
Më pas Franca e mposhti Kroacinë në Zarë me rezultat 83:80 dhe ai rezultat i mundësoi Bosnjës që të kualifikohet.
Një xhiro para fundit Franca i ka dhjetë pikë, Bosnja tetë, Kroacia shtatë e Qipro pesë. Por Kroacia më nuk mund ta kalojë Bosnjë-Hercegovinën e Beqiragiqit.
Të hënën takohen Franca e Bosnjë-Hercegovina dhe Qipro e Kroacia.
Bosnja të premten luajti në Tuzëll, në atmosferë madhështore.