Cleveland “bën ligjin” në NBA

Basketboll

Cleveland “bën ligjin” në NBA

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:02
Pamje nga ndeshja

Fitorja e dytë brenda 24 orëve për Cleveland, që sot triumfoi 142-106 ndaj New York, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit komandon Oklahoma, që sot mundi 130-107 Utah Jazz jashtë fushe. Vendimtar stoli i skuadrës së Oklahomës, nga ku erdhën 57 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 104-101 Washington falë 19 pikë të Kuzma e 18 të Antetokounmpo.

Fiton edhe ekipi i Dallas, që mundi 111-103 New Orleans, sfidë ku protagonist ishte Irvin me 35 pikë. Katër lojtarë të Golden State realizuan mbi 20 pikë në fitoren 132-108 në fushën e Sacramento.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – New York, 142-106

Orlando – Memphis, 104-105

Washington – Milwaukee, 101-104

Toronto – Miami, 111-120

Dallas – New Orleans, 111-103

San Antonio – Detroit, 110-125

Houston – Minnesota, 121-115

Utah Jazz – Oklahoma, 107-130

Sacramento – Golden State, 108-132

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat