Flamurtari, Tirana e Partizani fitojnë pa probleme

Basketboll

Flamurtari, Tirana e Partizani fitojnë pa probleme

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 17:41
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar në Basketbfoll për femra. Flamurtari mbron vendin e parë pas fitores 96-73 ndaj Teutës në Vlorë. Skuadrës vendase i mjaftoi pjesa e parë (48-32) për të vulosur fitoren, ndeshje ku u dallua Ramos me 28 pikë.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizanit fitoi me lehtësi 85-57 ndaj Vllaznisë, ndeshje ku të “kuqtë” u shkëputën që në periodën e parë. Më pas, Partizani administroi avantazhin, ku u dalluan Gjata me 18 poikë e Dick me 17 pikë (për Vllazninë Rreshpja realizoi 29 pikë).

Fitore të lehtë korri edhe Tirana, që mposhti 84-48 Elbasanin në “Asllan Rusi”. Avantazhi 27-7 krijuar që në periodën e parë diktoi edhe fatin e takimit, të dominuar nga bardheblutë. Marina Bojka me 24 pikë u dallua në fushë për Tiranën, që qëndron në vendin e dytë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 16-të

Partizani – Vllaznia, 85-57

Flamurtari – Teuta, 96-73

Tirana – Elbasani, 84-48

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 27 pikë, Tirana 25 pikë, Partizani 24 pikë, Teuta 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 16 pikë, Elbasani 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat