Kosovari është skuadra e dytë gjysmëfinale e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.
Në ndeshjen çerekfinale fituan ndaj Kerasan-it me rezultat 93:73 (24:17, 24:16, 21:18, 24:22).
Kosovari nga fillimi i ndeshjes ishte në epërsi, duke kontrolluar lojën dhe duke fituar me 20 pikë dallim.
Gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Kosovari, ku Laurant Ibrahimi kishte 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Mërgim Jakupi 14 pikë e 12 kërcime, kurse te Kerasan-i, Dren Kastrati e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 12 kërcime.
Në gjysmëfinale, Kosovari do të ndeshet me Grapeland.