‘Elektricistët’ në gjysmëfinale

Basketboll

‘Elektricistët’ në gjysmëfinale

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 17:16
Rezultati

KEKU është skuadra e katërt dhe e fundit që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.

‘Elektricistët’ në çerekfinale fituan ndaj New Basket me shifrat 77:70 (14:20, 19:14, 16:19, 28:17).

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku në çerekun e parë mysafirët ishin më të mirë 14:20, derisa KEKU u kundërpërgjigj në periudhën e dytë 19:14. Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtarë, ku skuadra e KEKU-t ishte më e mirë dhe arriti të fitojë 77:70.

Reggie Clark ishtë më i miri te KEKU me 31 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, kurse Jordan Robinson te New Basket me 22 pikë e shtatë kërcime.

KEKU të dielën në gjysmëfinale ndeshet me Istogun në Rahovec, ku po zhvillohet Final 8, derisa gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Grapeland dhe Kosovarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat