Kosova sonte përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare.
Dardanët kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Dardanët kanë dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra me pesë fitore, ka siguruar kualifikimin.
Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.
Ndeshja i takon Grupit A të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Në takimin e fundit, Zvicra fitoi 75:43, por në dy takimet e kaluara, Dardanët triumfuan ndaj helvetikëve 76:49 dhe 72:76.
Kosova si vendas ka fituar ndaj Irlandës 83:76 dhe Azerbajxhanit 81:79.
Biletat kanë dalur në shitje te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe kushtojnë 4 Euro.