Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës së parë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Të dielën Shqipëria fitoi 78:67 në udhëtim ndaj Austrisë.
Për Shqipërinë ishte fitorja e parë pas tri humbjeve rresht. Austria më herët kishte siguruar pozitën e parë dhe avancimin tutje.
Armenia renditet e dyta, ndërsa Shqipëria e treta. Shqipëria është eliminuar.
Eldi Hysa udhëhoqi kuqezinjtëq me 17 pikë e pesë asistime.