Zviceranët nuk kanë të ndalur, gjunjëzojnë Kosovën 

Basketboll

Zviceranët nuk kanë të ndalur, gjunjëzojnë Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 21:09
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 81:73 (23:14, 23:16, 13:15, 22:28) nga Zvicra, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të parakualifikueseve për Kupën e Botës në basketboll.

Mbi 2 mjjë shikues në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, krijuan atmosferë të bukur në përballje Kosovë – Zvicër. 
Kosova i thotë lamtumirë garave për Kupën e Botës në basketboll.

Zvicra ishte shumë më e mirë duke fituar me meritë.

Çereku i parë dhe i dyti ishin në shenjë të dominimit të kombëtares së Zvicrës, e cila shkoi në pushim me 16 pikë epërsi (46:30).
Dardanët e nisin mirë çerekun e tretë me një seri prej 4:0.

Zvicra pas pesë minutash shënon një tre pikësh dhe ngrit epërsinë në 35:49, pastaj edhe një treshe tjetër për 35:52.

Në minutën e 29-të rezultati 40:59.

Edhe çereku i katërt u karakterizuar me lojë të mirë.

Në minutën e 35-të rezultati ngushtohet në 61:68 por udhëtuesit realizuan një trepiësh për 61:71.

Zvicra ngadhënjeu me rezultat 81:73 ndaj Kosova, duke u kualifikuar në rrethin tjetër.

Dardanët paketojnë valixhet për në shtëpi.

Të Zvicra më efikasit janë basketbollistët Dylan Ducommun me 21 pikë, Granvorka 20 pikë e Paul Gravetz 20 sosh.

Basketbollisti Dardan Berisha ishte më efikasi të Kosova, realizoi 20 pikë, i ndihmuar nga Divine Myles me 16.

Zvicra ka përfunduar në vend të parë me 12 pikë në Grupin A, pasojnë Irlanda ma 9, Kosova me 8 dher Azerbajaxhani me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat