Reagon ish-trajneri i Kosovës

Basketboll

Reagon ish-trajneri i Kosovës

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 22:37
Rezultatet

Ish-trajneri i kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.

Hadar ia kushtoi një postim kombëtares së Kosovës, të cilën e drejtoi nga maji i vitit 2023 deri në vitin 2024, duke arritur rezutlate goxha të mira.

Ndër to ishin edhe rezultatet e kombëtares nën drejtimin e tij, në ndeshjet me Zvicrën.

Pikërisht rezultatet ndaj Zvicrës i publikoi trajneri izraelit, pasi e kishte mposhtur në tri ndeshje.

76-49, 76-72 dhe 75-43 ishin rezultatet e arritura të Kosovës ndaj Zvicrës, në periudhën e Hadarit si trajner i Kosovës.

Kosova po mposhtet nga Zvicra në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, me shumë pak sekonda drejt fundit të ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat