Cavaliers marrin fitore të madhe ndaj Grizzlies

Basketboll

Cavaliers marrin fitore të madhe ndaj Grizzlies

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Është zhvilluar një xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe rezultatet befasuese.

Cleveland Cavaliers kanë triumfuar në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, teksa ka triumfuar ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 129:123.

Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë përballje me 33 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jerome e Mobley që shtuan 26 respektvisiht 25 pikë.

Fitore të madhe mori edhe Boston Celtics ndaj New York Knicks me rezultat 118:105.

Para tifozëve të vet ka triumfuar Golden State Warriors ndaj Dallas Mavericks 126:102. 

Rezultatet:

Boston – New York 118:105

Golden State – Dallas 126:102

Indiana – LA Clippers 129:111

Atlanta – Detroit 143:148

Milwaukee – Miami 120:113

Orlando – Washington 110:90

Toronto – Phoenix 127:109

Cleveland – Memphis 129:123

New Orleans – San Antonio 114:96

Minnesota – Oklahoma 123:130

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat