Rikthehet duelet interesante në ProCredit Superligë

Basketboll

Rikthehet duelet interesante në ProCredit Superligë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:14
Ndeshjet

Mesjava sjell duelet e javës së 21-të të ProCredit Superligës, që është shtyrë për shkak se palestrat ishin të zëna për Zgjedhjet në Kosovë.

Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni përballen në një duel mjaft interesant, por edhe shumë të rëndësishëm.

THerandasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, derisa prizrenasit në vendin e tetë me pesë fitore e 15 humbje.

Fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, duke bërë që të presim një sfidë mjaft interesante.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi përballen po ashtu në një takim mjaft interesant. Pejanët janë në vendin e pestë me dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 14 fitore e gjashtë humbje.

Dueli i vetëm i së enjtes ndërmjet Borës dhe Trepçës. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 14 humbje, kurse mitrovicasit kanë 14 fitore e gjashtë humbje.

ProCredit Superliga-Java 21

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Bashkimi

E enjte

19:00 Bora – Trepça

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat