Yll Kastrati – Shpresa Olimpike 2024 (Meshkujt)

Basketboll

Yll Kastrati – Shpresa Olimpike 2024 (Meshkujt)

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 21:41
Yll Kastrati

Basketbollisti i ri, Yll Kastrati, është shpallur Shpresa Olimpike 2024 në konkurrencën e meshkujve.

Kastrati ka qenë ndër më të merituarit për suksesin e Kombëtares U-16 në basketboll, e cila u shpall kampione e Divizionit C, duke siguruar ngjitjen në një kategori më të lartë.

Për këto arritje, ai u shpall lojtari më i mirë i kampionatit.

Krahas sukseseve me Kombëtaren, Ylli ka kontribuar dukshëm edhe në nivel klubesh, duke u shpallur kampion i Kosovës në kategoritë U-16 dhe U-18 me ekipin e tij, Marigona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat