Mario Lopez, i cili drejtonte ekipin Lointek Gernika dhe kategoritë më të ulëta të ekipit të femrave, është dënuar për sulm seksual ndaj një të miturës.
Ish - trajneri i ekipit të basketbollit të femrave të Spanjës, 57-vjeçari Mario Lopez, përdhunoi një vajzë që ishte vetëm 13 vjeçe në vitin 1998.
Siç media spanjolle shkruan “Marca”, Lopez mohoi marrëdhëniet seksuale gjatë paraqitjes në gjyq, por pranoi se e kishte puthur dhe prekur viktimën, kësisoj u dënua me 13 vjet e gjysmë burg.
Sipas aktgjykimit, abuzimi ka zgjatur tre vjet e gjysmë, gjatë të cilave ka pasur rreth 50 takime, me forma të ndryshme të abuzimit seksual.
Gjykata konstatoi se Lopez përdori pozicionin e tij si trajner dhe diferencën e moshës për të manipuluar dhe frikësuar viktimën.
Përveç dënimit me burg, atij i ndalohet të stërvit të miturat dhe duhet të paguajë dëmshpërblim prej 80 mijë eurosh.