Në NBA u luajtën shtatë ndeshje dhe më interesante ishte ndeshja mes LA Lejkers dhe Dallas, natyrisht sepse Luka Donçiç luajti kundër ish-klubit të tij.
Ylli slloven i cili praktikisht u dëbua nga Dallasi në mënyrë joprofesionale, ishte jashtëzakonisht i motivuar për t’i treguar menaxherit të përgjithshëm Nik Harison se e kishte gabim dhe në fund e përfundoi ndeshjen me një “triple-double” dhe i dha Lejkersave fitoren me tetë pikë diferencë 107:99.
Donçiç e mbylli ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asiste, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe LeBron Xhejms me 27 pikë dhe 12 kërcime.
Kajri Irving shënoi 35 pikë për Dallasin, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të fituar.
Golden Stejt pësoi një disfatë të rëndë ndaj Sharlotit me rezultat 128:92, ndërkohë Boston Seltiks triumfuan në udhëtim te Toronto Reptors 101:111.