Turneu i tretë i Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Prizren.
Ky event do të mbahet më 9 mars në palestrën “Sezai Surroi” nga ora 11:00.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Në turne mund të marrin pjesë deri në dhjetë skuadra (4 lojtarë) nga Prizreni, derisa nuk lejohet të marrin pjesë basketbollistët e ProCredit Superligës.
Fituesi do të shpërblehet me 300 Euro.